Krenar Halili është talenti i ri kosovar që mund ta vazhdojë karrierën në futbollin evropian.
14-vjeçari, i cili është pjesë e Shkollës së Futbollit “El Classico” në Vushtrri, pas disa ditësh do të shkojë në prova te skuadra e njohur gjermane, Nurnberg.
Halili, i cili luan në pozitën e mesfushorit, për nga fantazia dhe kreativiteti që ka në fushën e lojës, ngjan me idhullin e tij, mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq.