Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Silva thotë se Modriqi është frymëzim

Luka Modriq

Futbollisti i Portugalisë, Bernardo Silva, ka thënë se ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, është një prej lojtarëve të pëlqyer të tij.

Ai ka thënë se Modriq është frymëzim për lojtarët.

Portugalia dhe Kroacia do të përballen të premten në Toronto, në 1/16 e finales të Kupës së Botës.

“Ai është frymëzim. Kam pasur mundësinë të luaj kundër tij shpesh, i kërkova një fanellë gjatë një ndeshjeje të Manchester Cityt kundër Real Madridit dhe është një nga fanellat e mia më të dashura në shtëpi”, ka thënë Silva.

Silva 31-vjeçar do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të Botërorit.

Modriq ka qenë prej lojtarëve më të mirë të Realit. Ai ka fituar shumë trofe, ndërsa aktualisht është futbollist i Milanit.