Real Madridi kishte refuzuar që ta transferonte Lennart Karlin, që tani është shndërruar në yll te skuadra e Bayern Munichut.
Mediumi gjerman, “Suddeutsche Zeitung” ka shkruar të mërkurën se Karl kishte bërë prova te Real Madridi si dhjetëvjeçar, në një kamp stërvitor.
Ai kishte avancuar në raundin tjetër të kampit që ishte organizuar në Memmingen dhe kishte shkëlqyer sërish.
Por, klubi i madh spanjoll kishte refuzuar ta transferonte atë.
Në atë kohë, Karl ishte pjesë e të rinjve të Eintracht Frankfurtit. Për gjysmë viti luajti te Viktoria Aschaffenburg, e më pas kaloi në Akademinë e bavarezëve.
17-vjeçari debutoi në Botërorin e klubeve dhe është lojtar shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Vincent Kompany.