Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haliloviqi insiston se mund të bëhet si Modriqi

Mesfushori kroat Alen Haliloviq ka insistuar se mund të bëhet si superylli kroat Luka Modriq.

Ai është larguar këtë verë nga Milani për t'iu bashkuar Heerenveenit në Holandë, transmeton Koha Ditore.

Haliloviq ishte konsideruar si supertalenti i radhës i madh i Kroacisë, pasi u transferua te Barcelona nga Dinamo Zagrebi në vitin 2014. Mirëpo, karriera e mesfushorit nuk mori hov dhe ai do të kalojë stinorin në Holandë te Heerenveeni.

"Heerenveen bëri çdo gjë për të më transferuar mua që ishte fat për mua", ka thënë 23-vjeçari për "Voetbal International. "Është një zgjedhje e mirë, liga më përshtatet mua. Dua të dëshmojë se mund të jem në mesin e më të mirëve në Eredivisie dhe po ashtu në majë në Evropë. Kam ndjenjën se ende mund të jem si Modriqi".