Mesfushori Luka Modriq do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Real Madridin në finalen e Kupës së Spanjës, pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. 37-vjeçari është ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për finalen kundër Osasunas, që do të zhvillohet të shtunën.
Ai po ashtu, do të jetë gati edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, që zhvillohet të martën e ardhshme.
Modriq u pat lënduar në fund të muajit të shkuar dhe i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit kampionale, por ai tashmë është rikthyer në stërvitje dhe po përgatitet të jetë plotësisht gati për ta ndihmuar ekipin në fazën finale të edicionit.
Ai deri më tani, ka 6 gola e po aq asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat.