Mesfushori Luka Modriq do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Betisit, të cilën Real Madridi e luan këtë vikend, ka njoftuar “Marca” të mërkurën. Modriq, i cili i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit, është rikuperuar nga lëndimi dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
Kroati pritet të jetë titullar ndaj Betisit, ndeshje të cilën Reali e luan në udhëtim të shtunën prej orës 16:15. Krahas Modriqit, Real Madridit në këtë duel do t’i rikthehet edhe portieri Kepa Arrizabalaga, i cili për shkak të lëndimit mungoi në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht, Reali është lider në La Liga me 38 pikë të mbledhura pas 15 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Betisi ka 25 pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë.