Modelja nga Kroacia, Ivana Knoll, e cila mori famën në Kampionatin Botëror në Katar, pati telashe me sigurimin e stadiumit gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Brazilit.
Sipas DailyMail, Knollit iu ndalua të bënte foto me fansat para ndeshjes.
“Ata nuk i lejojnë tifozët të bëjnë foto me mua. I pyeta pse janë kaq të pasjellshëm”, ka thënë Knoll për Bildin.
30-vjeçarja ka arritur mbi 2 milionë ndjekës në Instagram vetëm pas paraqitjeve provokuese që ka dhuruar në Botëror.
Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale, pasi mposhti Brazilin me penallti.
Artikuj të ngjashëm
-
Modelja e famshme kroate parashikon ndeshjen ndaj Shqipërisë
-
Knoll ishte në tribuna, por nuk bëri tifo as për Francën e as për Marokun
-
Modelja kroate zbulon se ka marrë propozime për martesë në Katar
-
Kroatja Knoll çmend tifozët në rrugët e Dohas
-
Kroatja Knoll bën parashikimin para duelit me Argjentinën