Ivana Knoll, modelja kroate që i ka bërë të gjithë për vete në Kupën e Botës “Katari 2022”, ka bërë një parashikim unik për rezultatin e ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës që zhvillohet sonte prej orës 20:00.
E këtë parashikim, kroatja e ka ndarë me më shumë se 2.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Parashikimin për ta zbuluar fituesin e ndeshjes Kroaci – Argjentina, e ka bërë në mënyrë gazmore. Në videon tërheqëse, ishin dy tifozë të veshur me fanellat e Kroacisë dhe Argjentinës, dhe sfida e saj ishte t'ia kalonte topin me saktësi skuadrës që mendonte se do të fitonte.
“Parashikimi im për gjysmëfinalen ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës? Kroacia fiton me siguri!”, ka shkruar Ivana Knoll. Goditja e saj ishte drejt e në cak, teksa e goditi topin me saktësi të përsosur drejt mashkullit të veshur me fanellën e Kroacisë.
-
Modelja e famshme kroate parashikon ndeshjen ndaj Shqipërisë
-
Ivana Knoll jep një premtim nëse Kroacia fiton Botërorin
-
Knoll ishte në tribuna, por nuk bëri tifo as për Francën e as për Marokun
-
Modelja kroate zbulon se ka marrë propozime për martesë në Katar
-
84-vjeçari që po përcjell Botërorin e 13-të