Modelja nga Kroacia, Ivana Knoll që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Kupën e Botës “Katari 2022” ishte e pranishme edhe në ndeshjen gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut. Knoll ka përcjell të gjitha ndeshjet e Kroacisë, e cila u mposht 3:0 nga Argjentina.
Megjithatë, Knoll ishte e pranishme edhe në stadiumin “Al Bayt” ku Franca triumfoi 2:0 ndaj Marokut për të shkuar në finale të këtij turneu.
Ajo që ra në sy te kroatja ishte se Knoll këtë herë qëndroi neutrale pasi nuk kishte veshur rroba me ngjyra të Francës apo Marokut. Zakonisht, Knoll në të gjitha ndeshjet e Kroacisë është paraqitur me ngjyrat kuq e bardhë, por këtë herë ajo kishte vendosur të vishej me ngjyrë të zezë dhe mos të bënte tifo për asnjërën prej skuadrave. Prania e saj në stadium, ka bërë që Knoll sërish ta tërheq vëmendjen pasi ka paralajmëruar se nuk do të largohet nga Katari pa përfunduar Kupa e Botës.