Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mjallby interesohet për Jetmir Halitin

Jetmir Haliti u transferua nga AIK-u në vitin 2021 nga skuadra Jonkoping Sodra. 25-vjeçari, që luan në qendër të mbrojtjes, pati numër të madh të lëndimeve vitin e kaluar dhe luajti vetëm katër ndeshje në elitën e futbollit të Suedisë.

Para nisjes së sezonit të ri, pritet të largohet nga kjo skuadër.

“Expressen” të mërkurën ka raportuar se skuadra e Mjallby AIF, që bën gara në “Allsvenskan”, ka shprehur interesim konkret për Halitin.

Te Mjallby, Haliti do të ribashkohej me trajnerin Andreas Brannstrom, pasi më parë kishin punuar në J-Sodra për dy vjet.

Artikuj të ngjashëm