AIK-u suedez e transferoi Jetmir Halitin nga Jonkoping Sodra para nisjes së edicionit 2021. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar pati telashe me lëndime dhe u huazua te Mjallby, për t’u kthyer në skuadër para nisjes së edicionit aktual.
Haliti ka pasur minutazhë të madhe në këtë edicion, por ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin suedez. Ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka dhuruar dy asistime.
“Kam vendosur të luaj diku tjetër ku nuk kam qenë më parë dhe kam kontakte konkrete nga klube të huaja. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Haliti për “Fotbollskanalen”.
Mediumi suedez ka mësuar se ai do të transferohet te skuadra e elitës së futbollit të Polonisë, Jagiellonia.