Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haliti vazhdon të ketë problemet me lëndime

Jetmir Haliti vazhdon të jetë i lënduar dhe ende nuk dihet rikthimi i tij në fushën e lojës shkruan sajti suedez “fotbolldirekt”.

25-vjeçari Haliti është pjesë e skuadrës AIK në “Allsvenskan” të Suedisë dhe luan në disa pozita të mbrojtjes. Qëkur u trasnferua nga skuadra Jonkoping Sodra, ka luajtur pak ndeshje.

Ka pasur disa lëndime në vitin e kaluar dhe kjo ka bërë që në edicionin e shkuar ai të luajë vetëm një ndeshje si titullar dhe tri të tjera si zëvendësues në “Allsvenskan”.

Në gjithë karrierën e tij si futbollist i ka tri gola të shënuar e shtatë asistime.

Kontrata e tij tek AIK-u skadon më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.