Qendërmbrojtësi, Joao Miranda, nuk është më lojtar i Interit.
Ai është pajtuar që të përfundojë kontratën me klubin italian dhe i është bashkuar Jiangsu Suningut në Kinë.
“Interi njofton se ka arritur marrëveshje për përfundimin e kontratës me Joao Mirandan, që do të kalojë te Jiangsu Suning”, thuhet në njoftimin e Interit.
Mbrojtësi brazilian kaloi katër sezone tek Interi.
Raportohet se 34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin e ri.