Qendërmbrojtësi i Brazilit, Joao Miranda, ka rinovuar edhe për dy vjet kontratën me Interin që do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport”, transmeton “Koha Ditore”.
Me rinovimin e kontratës 33-vjeçari do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2021.
Kontrata e vjetër i skadonte vitin tjetër. Ai do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh dhe llogaritet i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes nga trajneri Luciano Spalletti.
Miranda është pjesë e Interit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Atletico Madridi për 16 milionë euro. Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Brazilit në botërorin “Rusia 2018” që u eliminua në çerekfinale.