Qendërmbrojtësi Andrea Ranocchia ka arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës edhe për një vit, përcjellin të mërkurën mediumet italiane.
Me kontratën e re, Ranocchia do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit të ardhshëm. 31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat te Interi, por ende bën pjesë në planet e klubit. Ai në janar të vitit 2011 iu bashkua Interit nga Genoa për 18.5 milionë euro kurse deri më tani ka 193 paraqitje në të gjitha garat, transmeton koha.net.
Gjatë kësaj periudhe, Ranocchia është huazuar në dy raste, te Sampdoria dhe Hull City. Ai gjithashtu ka edhe 21 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.
Artikuj të ngjashëm