Mesfushori portugez Joao Mario më nuk është pjesë e Interit. Skuadra nga Serie A, të hënën nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me Marion. Mesfushori 28-vjeçar kishte kontratë me Interin deri në vitin 2022, por në tri sezonet e fundit ishte i huazuar te West Hami, Lokomotiva e Moskës dhe Sportingu.
Mario iu bashkua Interit në verën e vitit 2016 dhe për ekipin italian ka zhvilluar në total 64 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. “Interi konfirmon se ka arritur marrëveshje me Joao Marion për shkëputjen e kontratës me klubin”, thuhet në njoftimin e Interit.
Artikuj të ngjashëm