Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportingu padit Interin për marrëveshjen me Joao Marion

Sportingu i Portugalisë ka paralajmëruar se do të marrin veprime ligjore ndaj Interit, pasi Joa Mario nënshkroi për Benfican.

Kur Interi bleu për herë të parë lojtarin nga Sportingu në vitin 2016, kishte një klauzolë që e detyronte të paguanin deri në 30 milionë euro nëse e shesin atë në ndonjë klub tjetër portugez dhe për shkak të kësaj. Dhe, për shkak të kësaj, Joao Mario e përfundoi kontratën e tij me Interin të hënën dhe u transferua si lojtar i lirë te Benfica.

“Interi refuzoi propozimin tonë, ata anuluan kontratën me Joao Marion në mënyrë që t’ia mundësonin atij të kaloj te Benfica. Kjo formë u përdor për të shmangur një klauzolë të nënshkruar në vitin 2016. Ne do të mbrojmë interesat e klubit dhe do të padisim për dëmet e shkaktuara nga shkelja e kësaj marrëveshje. Në vitin 2016, Interi dhe Joao Mario pranuan klauzolën për të paguar një shtesë prej 30 milionë euro në rast të shitjes në një klub tjetër portugez”, shkruan në komunikatën e skuadrës portugeze.

Joao Mario kaloi sezonin e kaluar në huazim në Sportin të cilët ishin të gatshëm ta blinin atë për 3.5 milionë euro. Benfica i ofroi 7.5 milionë, por me klauzolën e pranishme, Interi vendosi ta shkëpus kontratën me marrëveshje të ndërsjellë.