Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se personalisht kishte arritur marrëveshje me Rafael Leaon për transferimin tek Interi, por ka refuzuar të tregojë se pse nuk është finalizuar marrëveshjen. Leao më pas iu bashkua Milanit nga Lille për 30 milionë euro në verën e vitit 2019.
“Leao ishte shumë afër Interit. Jam takuar me të në Londër dhe arritëm marrëveshje, por nuk mund t’iu tregoj se pse nuk e finalizuam marrëveshjen”, ka thënë drejtori i “nerazzurrëve” të mërkurën për Fabrizio Biasin në një intervistë në Instagram.
Leao ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar po aq asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat e këtij edicioni me Milanin. Në verën e vitit të kaluar, sulmuesi i krahut e vazhdoi kontratën me “rossonerët” deri në vitin 2028.
Portugezi u bë futbollisti më i paguar i ekipit me 7 milionë euro pagë vjetore.