Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësore luksi në Nice, Franca pret Italinë

Franca do të jetë nikoqire e Italisë gjatë kësaj jave në Nice, në ndeshjen e dytë nga tri në total që janë përgatitje për Kupën e Botës 2018.

Miqësoren e parë, Franca e ka fituar ndaj Irlandës, 2:0, por kjo me Italinë është krejtësisht ndryshe.

Të dyja këto shtete janë përballur me njëra tjetrën në finalen e Evropianit të vitit 2000 dhe më pas në ndeshjen më interesante nga të gjitha përballjet tjera ndërmjet vete, finalja e Kupës së Botës në vitin 2006, transmeton KTV.

Përfundoi 1:1 pas 120 minutash në Olympiastadion të Berlinit, ndërsa në penallti fitoi Italia. Por nga ai moment, gjithmonë do të kujtohet momenti i Zinedine Zidane, që e zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë dhe e goditi Marco Materazzin me kokë.

Zidane e shënonte golin e avantazhit për francezët, ndërsa ishte pikërisht Materazzi që i barazonte shifrat.

Në mesfushë do të jetë lufta mes Jorginhos së Italisë, që është afër transferimit te Manchester City nga Napoli, dhe mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba të Francës.

Edhe Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Spanjë Botërori 2026 Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Spanjë

Nga të rejat në ekip, Franca do të jetë pa Raphael Varane, për shkak se ka qenë i angazhuar në Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe nuk do të rrezikohet me të.

Te Italia nuk ka ndonjë mungesë, por takimin mund ta fillojnë Andrea Belotti, Mattia Perin dhe Giacomo Bonaventura.