Brook Lopez realizoi më së shumti pikë në karrierën e tij në një ndeshje, 33 në total. Në fund, Milwaukee Bucks fitoi ndaj Atlanta Hawks 123:112 në mungesë të Giannis Antetokounmpo për ta marrë avantazhin 3:2 në finalet e Konferencës së Lindjes.
Bucks është vetëm një fitore larg arritjes së finaleve të ligës NBA. Do të ndodhte për herën e parë që prej vitin 1974. Titullin e vetëm në NBA e kishte fituar në vitin 1971.
Katër prej titullarëve realizuan të paktën 22 pikë. Lopez dhe Khris Middleton realizuan nga 26, Jrue Holiday 25 dhe Bobby Portis e mbylli ndeshjen me 22 pikë.
Middleton po ashtu regjistroi edhe 13 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Holiday pati 13 asistime e gjashtë kërcime.
Ndeshja e gjashtë do të luhet të shtunën në Atlanta. Fituesi i këtij çifti do të ballafaqohet me Phoenix Suns në finalet e ligës NBA.
Edhe Atlanta Hawksit i mungoi ylli i skuadrës, Trae Young.