Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao do t'i bashkohet Realit në verë

Mbrojtësi i Portos, Eder Militao do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar të verës, raporton gazeta Marca të enjten.

Krerët e Real Madridit janë optimist se marrëveshja do të arrihet këtë muaj, pasi braziliani ka një klauzolë për lirim në kontratën e tij në vlerë 50 milionë euro, që mund të aktivizohet deri më 15 korrik, përcjell Koha Ditore.

Militao është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Militao 21-vjeçar këtë stinor me Porton ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar tre gola e asistuar dy të tjerë.