Mesfushori i Bosnjë-Hercegovinës, Rade Kruniq, ka kompletuar transferimin nga Empoli te Milani për tetë milionë euro plus bonuset.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga faqja zyrtare e Milanit. Lojtari ishte në stërvitje me Milanin, mirëpo detajet e fundit të transferimit u finalizuan të hënën.
Kruniq 25-vjeçar impresionoi me Empolin stinorin e kaluar. Ai shënoi pesë gola dhe asistoi gjashtë në 33 ndeshje në Serie A, transmeton “Koha Ditore”. Tek Empoli ishte që nga viti 2015, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe me Veronën.
Milani po pritet të transferojë edhe mesfushorin tjetër të Empolit, Ismael Bennacer, që aktualisht është me Algjerinë në Kupën e Shteteve të Afrikës.