Drejtori i Fenerbahçes, Mario Branco, së shpejti do të jetë në takim me zyrtarët e Milanit për transferimin e Rade Kruniqit.
30-vjeçari mund të largohet në drejtim të Superligës së Turqisë për 10 milionë euro.
Kruniqi e ka humbur vendin e titullarit te “rossonerët” dhe mund t’i ndajë rrugët me klubin italian në muajin janar.
“La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar të premten se boshnjaku arriti marrëveshje me klubin turk në verë, por Milani ka refuzuar ta shesë atë dhe nuk i ka ofruar pagë më të madhe.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te Kruniqi, që në edicionin aktual ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat.