Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani tenton ta bindë Kessien të mbetet në “San Siro”

Milani është duke tentuar ta bindë mesfushorin Franck Kessie ta vazhdojë kontratën.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se krerët e klubit italian kanë nisur sërish bisedimet me Kessien.

Milani ka rritur ofertën, mirëpo 24-vjeçari nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të mbetet në “San Siro”.

Kessie është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”. Për shërbimet e Kessiet interesim kanë shprehur Chelsea, PSG-ja dhe Liverpooli.