Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani shpreson ta mbajë Kessien në ekip deri në vitin 2026

Milani është duke negociuar me mesfushorin Franck Kessie për ta mbajtur atë në ekip edhe pesë vjet tjera, deri në vitin 2026.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë e përfundoi sezonin në mënyrë të shkëlqyer duke realizuar dy gola në fitoren kundër Atalantas në Bergamo.

Me këtë fitore, Milani e siguroi kalimin në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

“Calciomercato” raporton se klubi i ka ofruar atij 3.5 milionë euro plus bonuse për pesë vjetët e ardhshme.

Kontrata aktuale e tij për një sezon është 2.2 milionë euro dhe përfundon në vitin tjetër.