Sport

Milani “blindon” Kessien

Mesfushori Franck Kessie pritet të mbetet te Milani.

Forma e mirë në të cilën është duke kaluar në këtë edicion mesfushori ka bërë që drejtuesit e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re.

Mediat italiane kanë raportuar të premten se drejtuesit e klubit kuqezi janë duke përgatitur kontratën e re për mesfushorin.

Kontrata aktuale e 24-vjeçarit skadon në vitin 2022. “Rossonerët” do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me rritje të pagës, që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2025.

Kessie është pjesë e Milanit që nga viti 2019, kur u transferua nga Atalanta.