Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani tenton ta bindë Kessien

Milani po tenton ta bindë mesfushorin Franck Kessie ta vazhdojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit “kuqezi” do t’i nisin sërish bisedimet me menaxherin e lojtarit për ta bindur Kessien të mbetet në “San Siro”.

Kessie ka refuzuar ofertën e parë nga “Rossonerët” pasi nuk është pajtuar me pagën e ofruar.

Mediat italiane kanë raportuar të premten se te Milani do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta mbajtur Kessien, që është lojtar i rëndësishëm në formacionin e Stefano Piolit.

Për 24-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.