Barcelona po planifikon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit janë duke punuar intensivisht që të sjellin lojtarë të rinj në skuadër.
Së fundmi Barça ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie. Klubi spanjoll do të tentojë ta bindë lojtarin të transferohet në “Camp Nou”.
Mesfushorit kontrata me Milanin i skadon në qershor dhe do të jetë futbollist i lirë. Për Kessien interesim kanë shprehur edhe Chelsea, PSG-ja dhe Tottenhami.