Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nis bisedimet me yllin e skuadrës për vazhdimin e kontratës

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet të bashkohet me Rossonerët në ditët në vijim në stërvitje dhe të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në qershor të vitit 2022.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” Kessie, ka kërkuar pagë prej shtatë milionë euro në sezon derisa Milani është gati të ofrojë gjashtë milionë euro plus bonuset.

Mesfushori 24-vjeçar thuhet se do të pranojë ofertën e “Rossonerëve” dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin italian.