Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron mesfushorin Ki

Mesfushori i Koresë së Jugut, Ki Sung-yueng, pritet të transferohet te skuadra e Milanit në fund të këtij edicioni.

Sajti italian "Calciomercato" ka njoftuar se marrëveshja pothuajse është arritur mes Milanit dhe mesfushorit 29-vjeçar.

Ki te Milani do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Swansean i skadon këtë verë.

Ai me Milanin pritet të firmosë kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ki këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhënë po aq asistime në 18 paraqitje në Premier League.

Pos Swanseas, karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi, Celticu e Seouli. Ka nëntë gola në 88 paraqitje me Përfaqësuesen e Koresë së Jugut.