Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani sfidon Interin për Ceballosin

Skuadra e Milanit po e sfidon Interin për shërbimet e mesfushorit spanjoll Dani Ceballos, përcjellë “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se Milani pritet së shpejti t’i nisë negociatat me Real Madridin, pasi Ceballos do të largohet në verë nga “Santiago Bernabeu”.

Te Reali nuk llogaritin në Ceballosin dhe janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat për të.

Ceballos mund të largohet nga Reali për 20 milionë euro, shumë të cilën Milani është i gatshëm ta ofrojë.

25-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te trajneri Carlo Ancelotti. Ai ka shtatë paraqitje apo 75 minuta lojë në total në të gjitha garat për Realin, ku e ka bërë vetëm një asistim.