Pas Arsenalit e Real Betisit, edhe Interi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit spanjoll Dani Ceballos.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se krerët e Interit së shpejti pritet ta kontaktojnë Ceballosin, i cili do të largohet nga Real Madridi.
Ceballos nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon me Realin në fund të këtij sezoni dhe Interi po synon ta transferojë si lojtar të lirë verën e ardhshme.
25-vjeçari para fillimit të këtij edicioni u kthye te Reali pas huazimit te Arsenali, por deri më tani nuk e ka bërë asnjë paraqitje për ekipin nga La Liga për shkak të lëndimit.
Ceballos iu bashkua Realit në verën e vitit 2017 nga Betisi kurse ka edhe 11 paraqitje e një gol të shënuar me Spanjën.