Skuadra e Milanit nuk po dorëzohet për transferimin e mesfushorin ofensiv, Hakim Ziyechit të Chelseat. “Gazzetta dello Sport”, ka raportuar të shtunën se Milani po e përgatit një tjetër ofertë të re për ta bindur ekipin anglez në lirimin e tij.
Te Milani, po e shohin marokenin si përforcim të duhur dhe zëvendësim ideal për Hakan Calhanogloun, i cili iu bashkua Interit. Ziyech sezonin e shkuar nuk pati shumë hapësirë te Chelsea, por të mërkurën mbrëma ishte titullar në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Villarrealit dhe shënoi gol përpara se të lëndohet.
28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe londinezëve iu bashkua verën e shkuar nga Ajaxi për 40 milionë euro. Në 39 ndeshje edicionin e shkuar, Ziyech shënoi gjashtë gola dhe bëri katër asistime në të gjitha garat.