Skuadra e Milanit po insiston për shërbimet e Hakim Ziyechit, i cili pritet të largohet nga Chelsea në muajin e ardhshëm.
Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Milani po e kërkon me çdo kusht huazimin e Ziyechit me opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
po shihet te Milani si përforcim i duhur për sulmin dhe trajneri Stefano Pioli po shpreson ta ketë në dispozicion futbollistin për pjesën e dytë të këtij sezoni.
28-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion te Chelsea dhe ka kërkuar largimin nga londinezët.
Ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime në 18 ndeshje për Chelsean, në të cilat kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve. Ziyech iu bashkua Chelseat vitin e shkuar nga Ajaxi dhe me ekipin nga Premier League ka kontratë deri në vitin 2025.