Milani po kërkon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit e klubit italian thuhet se i kanë premtuar përforcime trajnerit, Stefano Pioli, për të luftuar për titull të kampionit.
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” janë duke e monitoruar situatën e Hakim Ziyech te Chelsea.
Marokeni nuk ka arritur të gjejë hapësira në formacionin bazë te Chelsea dhe mund të largohet gjatë janarit.
“Kuqezinjtë” thuhet se do të tentojnë ta huazojnë Ziyechun me të drejtë blerjeje.
Kontrata e Ziyechut skadon në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm