Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani përforcohet me portierin Tatarusanu

Milani e ka konfirmuar se portieri Ciprian Tatarusanu është kthyer në Itali. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin për tre vjet.

34-vjeçari më parë i kaloi tri sezone me Fiorentinën, para se të largohej në vitin 2017 te Nantesi e më pas edhe te Lyoni, transmeton KOHA.

Tatarusanu rikthehet në Itali nga elita e futbollit francez. Me Lyonin edicionin që shkoi, u eliminua në gjysmëfinale. Ai transferohet te Milani për çmimin e 500 mijë eurove, dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Do të përdoret si zëvendësues i Gianluigi Donnarummas, pasi nga ekipi janë larguar portierët Pepe Reina dhe Asmir Begoviq.

Edhe pse zgjedhje e dytë, rumuni që është paraqitur 66 herë me shtetin e tij, do ta mbajë veshur fanellën me numrin 1 në “San Siro”.

Artikuj të ngjashëm