Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nis bisedimet me Cityn për Silvan

Skuadra e Milanit është duke tentuar transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me sulmuesin e krahut.

Madje, thuhet se “Rossonerët” kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Silva mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere. Klubi anglez, për ta liruar portugezin, po kërkon rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.

Artikuj të ngjashëm