Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e Barça në garë për Silvan

Milani dhe Barcelona janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, portugezit Bernardo Silva.

Te City tashmë kanë konfirmuar se nuk llogaritin në Silvan, pasi portugezi ka kërkuar largimin nga ekipi gjatë afatit kalimtar të verës.

27-vjeçari po pëlqehet nga Milani e Barcelona, që duhet të ofrojnë të paktën 50 milionë euro për transferimin e tij.

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 dhe është pjesë e klubit anglez prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco.

Ai me Cityn ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë. Këtë edicion, Silva ka regjistruar dy ndeshje për Cityn në të gjitha garat.