Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime të avancuara për Berardin

Milani është në bisedime për transferimin e Domenico Berardit nga Sassuolo, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Gjiganti i elitës së futbollit italian është në kërkim të një futbollisti të krahut dhe Berardi është prioritet për edicionin e ri 2022/23.

Sassuolo kërkon 30 milionë euro për të, sipas gazetës italiane, ndërsa “rossonerët” tashmë janë në bisedime të avancuara.

27-vjeçari Berardi, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024, ka 14 gola të shënuar e 15 asistime këtë sezon në 30 ndeshje të luajtura gjithsej.

Artikuj të ngjashëm