Drejtuesit e Milanit kanë bërë gati ofertën për Domenico Berardin e Sassuolos, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të martën.
Mësohet se Milani do ta kërkojë huazimin njëvjeçar të Berardit me detyrim të blerjes së tij për 25 milionë euro. Klubet tashmë janë në negociata, por ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Sassuolo për Berardin po kërkon të paktën 30 milionë euro dhe drejtuesit e Milanit po punojnë që të sigurojnë shërbimet e tij.
27-vjeçari që po pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli, ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024. Në 28 ndeshje këtë sezon në Serie A, Berardi ka 14 gola e po aq asistime.