Përfaqësuesit e Milanit raportohet se kanë mbajtur një takim me drejtuesit e Evertonit për të diskutuar rreth të ardhmes së M’Baye Niang dhe Gerard Deulofeu.
Drejtori i klubit anglez, Steve Walsh, është në Milano për një takim me “Rossonerët”.
Sipas MilanNews, anglezët dëshirojnë Niangun, i cili është i huazuar te Watfordi.
Në agjendën e bisedimeve është edhe Deulofeu që prej janarit ishte i huazuar te klubi i Milanit.