Milani është në bisedime për transferimin e sulmuesit të Lilles, Rafael Leao, njoftoi "Football Italia" të enjten.
Leao 20-vjeçar është pjesë e ekipit U-21 të Portugalisë.
Transferimi i tij mund të bëhet i mundshëm pas përfshirjes së kompanisë “Elliott Management”, që ka në pronë Milanin.
Leao fillimisht ishte kërkuar nga Napoli, por Napoli tash ka kthyer sytë nga sulmuesi anësor i Lilles, Nicolas Pepe.
Me transferimin e Leaos pritet të hapet rruga e largimit për Patrick Cutronen.
Mësohet se Cutrone është afër transferimit te Wolverhamptoni në Premier League.
Artikuj të ngjashëm