Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me ofertë për Marcelon

Foto: AS

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo, ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar të dielën se skuadra e Milanit tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Marcelonës.

Mësohet se Milani i ka ofruar atij pagë vjetore prej tre milionë eurosh për ta vazhduar karrierën në Itali. 34-vjeçari në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin dhe është në kërkim të një klubi të ri. Ai po largohet nga Reali pas 15 vjetësh, ku arriti t’i fitojë 25 trofe.