Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo i ofrohet Milanit

Marcelo pritet të vendosë për të ardhmen e tij së shpejti.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij muaji nga Real Madridi.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se braziliani karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Menaxheri i lojtarit thuhet se ka nisur bisedimet me Milani, që i ka ofruar shërbimet e mbrojtësit të krahut.

34-vjeçari ka oferta edhe nga skuadra të njohura evropiane.

Për shërbime e tij interesim kanë shprehur Marsielle dhe Galatasaray.