Marcelo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Braziliani është futbollist i lirë pas largimit nga Real Madridi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, sipas “Dario AS”, është duke vlerësuar ofertat e klubeve të interesuar për të.
Në garë për shërbimet e 34-vjeçarit janë skuadrat si: Marseille, Getafe, Galatasaray dhe Real Valladolid.
Për mbrojtësin e krahut interesim kanë shprehur edhe skuadra nga kampionati amerikan.