Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo drejt Nices

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo pritet që karrierën ta vazhdojë në Francë. “Foot Mercato” bën të ditur të premten se Marcelo do t’i bashkohet Nices.

Mësohet se krerët e ekipit francez janë në kontakte të vazhdueshme me Marcelon, i cili po tërhiqet nga ideja për të luajtur në Francë.

Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Te Nice, Marcelo do të transferohej si lojtar i lirë pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Real Madridin. 34-vjeçari për 15 sezone ka qenë pjesë e Realit, ndërsa sezonin e shkuar ka bartur shiritin e kapitenit.