Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio në negociata me Marcelon

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Marcelo është në negociata me Lazion dhe marrëveshja mes palëve është afër finalizimit.

Marcelo thuhet se po kërkon kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh për t’iu bashkuar Lazios.

Ai te Lazio do të transferohej si lojtar i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Real Madridin. Interesim për Marcelon kanë shfaqur edhe disa skuadra tjera nga La Liga.

Artikuj të ngjashëm