Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me kontratë të re për Leaon

Milani po synon t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit, Rafael Leao. Forma e mirë që po kalon sulmuesi portugez, ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë marrëveshje të re.

Drejtori sportiv, Paolo Maldini, do të ketë një takim me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes.

“Rossonerët” janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës. Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Këtë edicion 22-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm