Skuadra e Milanit po planifikon të shesë së paku tre lojtarë, për të krijuar fonde për të bërë transferime.
Sipas “Gazzetta dello sport”, klubi po shqyrton ofertat e skuadrave për t’i larguar Suson, Paquetan dhe Piatekin.
Për Suson, interesim ka shprehur Roma, përderisa për brazilianin Paqeuta, interesim ka shprehur Paris Saint-Germaini, transmeton KTV.
Piatek, që nuk ka arritur ta gjejë veten te kuqezinjtë, po kërkohet nga Tottenhami.
Me shitjen e këtyre lojtarëve, Milani synon të përfitojë rreth 100 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm