Skuadra e Milanit ka kthyer interesimin kah qendërmbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori ka raportuar “Calciomercato” të martën. Mësohet se Milani ka shprehur interesim për Tomorin, i cili ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë këtij muaji. Tomori këtë edicion ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat dhe është i gatshëm që ta vazhdojë karrierën në Itali. Madje, thuhet se ai tashmë ka pranuar ofertën e Milanit, ekip që po negocion me Chelsean për transferimin e tij.
Te Milani janë të gatshëm të paguajnë rreth 15 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit. Tomori ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2024 kurse ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.
Artikuj të ngjashëm